Kryesore

Dënimi me burg për memet? Rama: Nuk ka shans të ndalohen me ligj

18:35 - 03.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i ka propozuar Kuvendit disa ndryshime në Kodin Penal, ku parashikohet ndër të tjera ndëshkim me gjobë deri dënim me burg për këdo që do publikojë në rrjete sociale shprehje apo video me qëllime ironike, të ashtuquajturat “Meme”.




Pas këtij propozimi ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se nuk ka asnjë shans që të ndalohen me ligj memet.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.