BOTA

E rëndë, i riu vret të dashurën shtatzënë në transmetim direkt, ndjekësit paguan para për ta parë live

21:21 - 03.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përdorues aktiv rus i rrjetit ‘’YouTube’’ është arrestuar për një transmetim çnjerëzor në rrjet, gjatë të cilit e dashura e tij shtatzënë, pothuajse e zhveshur, ndërroi jetë prej abuzimeve të partnerit.




I nxitur nga ‘audienca’ e tij online, Stas Reeflay besohet se ka detyruar Valentina Grigoryeva të qëndrojë në ballkonin e apartamentit në temperatura nën zero vetëm me të brendshme.

30 vjeçari Reeflay, ishte paguar nga një prej shikuesve $1,000 për të abuzuar me të dashurën e tij gjatë transmetimit direkt. 28 vjeçarja, e cila ishte në fazat e hershme të shtatzanisë vdiq nga i ftohti në shtëpinë e tyre të marrë me qera në fshatin Ivanovka pranë Moskës.

Vdekja e saj shokuese ka shtuar thirrjet në Rusi për ndalimin e shfaqjeve perverse online ose të njohura ndryshe si “dhunë reality TV”, e cila është deri tani e pakufizuar në YouTube dhe mund të shihet edhe nga fëmijët.

Reeflay – emri i vërtetë i të cilit është Stanislav Reshetnikov – vazhdonte të transmetonte në YouTube edhe kur e kuptoi se Valentina ishte “gjysmë e vdekur”.

Në pamjet tashmë të ndaluara në rrjet, ai shihet që e merr atë për ta futur përsëri në apartament, duke tentuar ta sjellë në jetë.

Ai dëgjohet që thotë: “Valia, je gjallë? Lepurushe, ç’të ka ndodhur?

“Valia, Valia, e marrtë dreqi, dukesh si e vdekur”.

Më pas ai kthehet nga shikuesit e tij dhe u thotë:  “Djema… nuk ka puls… është e zbehtë, nuk merr frymë.”

Trasmetimi i tmerrshëm i ndjekur nga mijëra shikues, vazhdonte edhe pasi ai thirri ambulancën.

Ai dëgjohet që thoshte: “Zgjohu, Valia, të dua, zgjohu.”

Kamera vijonte të xhironte kur erdhën mjekët e ambulancës dhe e deklaruan vajzën të vdekur. Transmetimi kishte vazhduar deri një orë më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.