AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Drejtori Ekzekutiv në “Fax News”, Petrit Beci nuk i mban dot lotët: Ëndrra e fundit që kishte!

12:31 - 05.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Petrit Beci Drejtor Ekzekutiv në “Fax News” e ka të vështirë të mbajë lotët teksa flet për ndarjen e parakohshme nga jeta, pasi humbi betejën me Covid 19 të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut.




Ai tregoi se si e mori vesh lajmin, se si e kishte njohur zotin Hysenbelliu, arsyen pse ai krijoi Fax News dhe cila ishte ëndrra e fundit që donte të realizonte. “E mora vesh herët në mëngjes lajmin, më telefonoi i biri. Ka qenë diku pas orës 7 të mëngjesit. U nisa menjëherë drejt punës për të organizuar një ‘in memorium’ në nder të Kasemit. Fax News është një media e re tre vjeçare, por kontributi i tij është i jashtëzakonshëm. Ai hapi median e tij pasi donte të ishte tërësisht i pavarur. Një nga vlerat e mëdha të kësaj media janë përcjellja e halleve, telasheve dhe vështirësive që kalon vendi ynë. Fax News u fut në treg me dy kauza të mëdha, problemi i Unazës së Re dhe Teatrit. Kjo jo thjesht për tu futur në treg. Ëndrra e tij e fundit ishte të ndërtonte një Fax të ri. Nga 1 dhjetori do kufizonte praninë e vetë në Fax për tu marrë me Fax e ri. Ai e quante Fax një familje të madhe”,-tha Beci.

Drejtori Ekzekutiv shtoi ndër të tjera: “Unë me të njihem që në kohën e gazetës Panorama, dikur 2001-2002. E njoh prej 20 vitesh. E takova rastësisht në një kafe, unë isha shkëputur prej 6 muajsh nga media, ai ma propozoi detyrën. I thashë direkt po, e kisha vëzhguar Fax, por aty pashë një dritare të re ku mund të bashkëpunoja. Më pëlqente mënyra e tij e komunikimit i ndante të mirat dhe të këqijat me stafin”.

Sa për mbrojtjen nga Covid, Beci thotë se Hysenbelliu ishte një njëri që ruhej në ekstrem.

“Ishte in ekstremis i ruajtur nga Covid. Kudo që hynte jepte porosi për dezinfektim. Ai ka bërë jetë korrekte, nuk ka abuzuar kurrë, as me alkool e duhan. Covid 19 qenka një e keqe e madhe që nuk shihet, nuk perceptohet”.

Beci tregoi edhe momentin kur zoti Hysenbelliu i ka treguar që ishte prekur nga virusi i rrezikshëm.

“Para 4 javësh ditën e shtunë në drekë folëm. Pastaj fola në darkë më tha bëra një ecje me biçiklete. Në mëngjesin e ditës tjetër më tha kam ethe e temperaturë mos jam ftohur pak, pastaj ditët me radhë gjendja u përkeqësua. Më kanë ndodhur shumë gjëra të tilla këtë vit, por kur u bëke dhe gjysh qenka shumë e vështirë për t’i mbajtur këto ngjarje. E kam ndjerë shumë (përlotet) atë pasionin, devotshmërinë, sinqeritetin që krijonte me të gjithë stafin, në radhë të parë duke u nisur nga familjarët e ne të tjerët që punojmë në të. Ne në atë media do bëjmë të pamundurën që ta vazhdojmë punën, ta cojmë para atë që kishte menduar ai për Fax. Unë e ndjej që është një media shumë e dashur për publikun. Qejfi i tij i madh ishte edhe webi, do bëjmë maksimumin ta mbajmë e ta çojmë sa më lart”,- tha ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.