DOSSIER

Zbulohet dokumenti i rrallë i vitit 1914 nënshkruar nga H. Vehbi Dibra

14:56 - 09.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

nga Dr. Genti Kruja




Dokumenti i nënshkruar, si Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë Vehbi, ka një vlerë të madhe historike për historiografinë shqiptare. Kishte vetëm një vit e pak nga shpallja e pavarësisë, ku H. Vehbi Dibra, si një personalitet jo vetëm fetar, por edhe kombëtar, si Kryetar i Kongresit të Dibrës dhe Myfti i Dibrës, do të gjendej në krah të IsmailQemalit në shpalljen e pavarësisë, duke u zgjedhur dhe Kryetari i parë i Kuvendit. Në vitin 1913 ai emërohet si Myfti i Përgjithshëm, titull të cilin e përdor në nënshkrimin e dokumentit të gjetur në Arkivin e Shtetit në Fondin e Komunitetit Mysliman. Në dosjen e këtij dokumenti, i vetmi i gjendur për vitin 1914, shkruhet se është një telegram dërguar nxënësve të Medresesë së Beratit.

Në këtë dokument të rëndësishëm shihet qartë thirrja për mbrojtje të atdheut, si një detyrë e rëndësishme, jo vetëm kombëtare, por edhe fetare. Vitet pas shpalljes së pavarësisë ishin plot trazira dhe mungonte stabiliteti politik, kishte kryengritje dhe pushtime të ndryshme, ku mungonte dhe organizimi shtetëror. Viti 1914 ishte gjithashtu dhe viti, ku pothuajse e gjithë bota kishte filluar Luftën (e parë) Botërore.

Dokumentit në origjinal është në osmanisht është i transkriptuar në shkronja latine nga studiuesi MufidYuksel dhe në shqip nga osmanologuRrezartMezani.

Le të jetë ky zbulim i këtij dokumenti një shtysë për studiuesit dhe historianët për një studim më të hollësishëm lidhur me këtë dhe dokumente të ngjashme.

Dokumenti dhe dosja e tij në Arkiv (AQSH):

Dıraç 2818      35                                                                                                      11

Berat’da talebe-i ulûmdan Yunus ve Rifat ahi 3 Mayıs 914 bugün müdafaa-i vatan hervazifeden ziyade meslek-i ilmiye teveccüh itdiğine bu babda ifa-yıtergiban ve teşvikan ileberaber bilatereddüdmücahedeye iştirak ve gayret ve hasbiyet-i diniye ve vataniye ibrâzınaşitâb itmek lâzımdır.

 

4 Mayıs 914

ArnavudlukMüfti-i Umûmî, Vehbi

İmza

Durrës 2818 35 11

Nga nxënësit e dijes në Berat, Junus dhe vëllai Rifat, më 3 maj 1914:

Sot mbrojtja e atdheut, që i drejtohet profesionit të dijes më shumë se çdo detyrë, në lidhje me këtë, bashkë me nxitjen për ta çuar në vend (këtë përgjegjësi) kërkon të nxitohet në realizimin e detyrave fetare e atdhetare dhe pa nguruar të përpiqesh të marrësh pjesë në luftë.

4 maj 1914

Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë, Vehbi (Dibra)

Firma


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.