BLUETOOTH

Çenkuela Hasa: Nga blogu tek emisioni, ju rrëfej sekretet e “Fit Station”

14:23 - 19.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja: Mund të ftoj edhe personazhe mbi peshë
Ajo tërheq vëmendje për spontanitetin e saj jo vetëm në intervista, por edhe nëse e ndjek në rrjete sociale. Midis profesionit të gazetarisë, ku dhe është diplomuar, dhe pasionit për të promovuar jetesën e shëndetshme, moderatorja dhe autorja e emisionit “Fit Station” në “News24” ka dhënë një intervistë për “Bluetooth”. Çenkuela rrëfen sesi erdhi “Fit Station” dhe episodet me personazhet e saj, ku spikat ngjarja me Andi Lilën. Ndonëse televizioni është një botë e egër, ajo zbulon se në “News24” ka gjetur një ambient të ngrohtë dhe njerëz që punojnë fort. Zbulojmë së bashku objektivat dhe projektet që pritet të marrin jetë në 2021.




Prej disa kohësh “Fit Station”; si po shkon emisioni? Çfarë mund të na thoni ju si autore dhe moderatore?
“Fit Station” ka nisur rastësisht që para 3 viteve si emri i blogut tim, dhe sot është një emision televiziv. Ajo që përfaqëson është një pjesë e realitetit, jetës sime, e shfaqur në “Instagram”-in tim dhe tani në ekran. Po ta keni parë emisionin, bisedat me të ftuarit janë shumë spontane, pa kompleksin për t’u dukur në perfeksion, ashtu si jemi mësuar të shohim nga ekrani i një televizori. Ka vetëm dy muaj e pak si program televiziv dhe mendoj se po shkon shumë mirë, por doja të shtoja atë që më thonë kolegët me të cilët punoj, “si nuk kënaqesh njëherë”. Unë këtë e marr si kompliment, pasi realisht jam natyrë e tillë në të gjitha drejtimet e jetës: kërkoj maksimumin nga çdo gjë.

index sasasasasa sasaasas sasa indesx
<
>

Kë personazh do të veçonit ndër gjithë këto puntata?
Ah, sa pyetje e vështirë! Në fakt, çdo personazh përfaqëson një karakter dhe profesion ndryshe… Të gjithë – duhet ta them – i kam miq të mirë dhe ruajmë kontakte edhe pas intervistave. Do veçoja Andi Lilën, sigurisht, për vetë zhurmën që bëri intervista me të, por edhe se si ne të gjithë si skuadër u lidhëm me këtë ngjarje.

Pse “Fit Station”? A ndodh që në emisionin tënd të ketë edhe personazhe që nuk janë fit?
Nëse ke thënë “Fit Station”, ke thënë Çenkuela, dhe nëse ke thënë Çenkuela, ke thënë “Fit Station”. Ndodh të ketë edhe të ftuar mbi peshë, sigurisht, nuk bëj ndarje të tilla. Ky emër u zgjodh nga drejtuesit, të cilët menduan me të drejtë që unë lidhem me këtë emër.

Si e gjen Çenkuela sot botën e televizionit si moderatore? Cilat janë vështirësitë dhe a ke hasur në bërryla?
Unë e them shpesh që në televizion duhet të jesh i përgatitur për të përballuar presionin që ka media, të cilin vetëm njerëzit që janë brenda televizionit mund ta kuptojnë. Unë jam e qartë për atë që dua nga televizioni dhe ku dua të arrij, dhe kjo po më ndihmon. Nuk ka profesion pa bërryla, por “News24” i ka kaluar pritshmëritë e mia, për sa i përket suportit që më kanë dhënë dhe atmosferës që gjeta këtu. Gjeta njerëz që punojnë realisht shumë, dhe këtë nuk e them për efekt interviste.

Ke një format që do doje ta moderoje?
Kam një format në mendje, i cili sigurisht është një projekt gjigant, por uroj të mos mbetet vetëm ëndërr. Një format që bashkon dy pasionet dhe kauzat e mia, si gazetaria dhe jetesa e shëndetshme.

Në aspektin profesional dhe personal, si ka qenë 2020-ta për Çenkuelën?
Ka qenë si kjo shprehja: “This year tried to kill me, but i am still here”. Viti i ndryshimeve të mëdha, por kur bëj bilancet, po e mbyll me një Çenkuelë më të rritur në të gjitha drejtimet, dhe kjo ka rëndësi mendoj, që bilancet të mbyllen me shifra pozitive.
Cilët janë objektivat për vitin që vjen?
Të jemi mirë me shëndet familjarisht, të rritem më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.