BLUETOOTH

Tuna i jep fund martesës me Patrisin dhe ‘arratiset’ në Miami

13:00 - 26.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘Pajtohen’ dy vëllezërit Berisha, Roberti ironi me ish-kunatën
Tuna dhe Patrisi kanë qenë ndër vite një ndër çiftet më të përfolura në showbiz-in tonë. Dyshja që në nisje të këtij raporti pati ulje dhe ngritje, duke u bërë shpesh objekt i lajmeve që flisnin për një ndarje aspak të lehtë. Por u duk se gjërat u qetësuan kur dyshja u bënë prindër të Tian të vogël dhe shfaqeshin kudo të tre, më të dashuruar se kurrë. Në verën e këtij viti qarkulloi lajmi se këngëtarja ishte shtatzënë për herë të dytë, por vetë Tuna nuk e pranoi këtë lajm dhe vazhdoi të “luante” me mediat. Megjithatë ditët e fundit çifti përflitet se është ndarë dhe i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi pasi Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga “Instagram”-i i djalit të tyre, por edhe e ka hequr plotësisht nga lista e personave që ndjek në këtë rrjet social. Pas përfundimit të historisë së tyre, duket se Tuna ka vendosur që të largohet nga Kosova. Ajo ka hedhur dy foto në rrjetet sociale, ku ka treguar se është zhvendosur në Miami të SHBA-ve dhe po shfrytëzon diellin për të bërë plazh. Këngëtarja ka shfrytëzuar këto ditë dielli, duke postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet tërësisht e lumtur. Së bashku me të është edhe këngëtarja Linda Halimi me bashkëshortin e saj.




asasassaassasasasa sasaassas asdadad assasasa
<
>

Tuna duket se ka vendosur ta kalojë këtë ndarje duke shijuar rrezet e diellit dhe pushimet buzë detit. Nga ana tjetër, Patrisi në Kosovë, duket se ka përfituar nga ndarja me Tunën për t’u afruar me vëllain e tij, Robertin. Kujtojmë se dy djemtë nuk flisnin në kohën që ishin të martuar. Në daljet e tyre publike ata kanë folur me tone të ashpra, duke na lënë të kuptojnë që shkak për këtë krisje mes tyre kanë qenë pikërisht Tuna dhe Nora. Por tanimë që dy vajzat nuk janë më në jetën e vëllezërve Berisha, djemtë po rikuperojnë kohën e humbur, por edhe po afrojnë më shumë fëmijët e tyre, Renne dhe Tian. Ka qenë Roberti ai që ka postuar një foto të nipit të tij, duke e cilësuar Tian Berisha, gjest ky i bërë menjëherë pasi Tuna largoi mbiemrin e bashkëshortit nga “Instagram”-i i të birit. Tanimë mbetet për t’u parë sesi do të vazhdojë telenovela “Tuna-Patris”, pasi shpesh këtë dyshe e kemi parë në këtë skenar: ndarje të zhurmshme, largime nga vendi dhe më pas rikthim plot dashuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.