Kryesore

‘’S’jam përdhunues’’, ish-shefi i Policisë Fushë-Arrëz: Pafajësinë e kam me dokumente, nuk më kthejnë në punë

13:52 - 28.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-shefi i Policisë Fushë-Arrëz, Izmir Duraku i ftuar në emisionin ‘’Me zemër të hapur’’ të Evis Ahmetit në News24 ka folur për historinë dhe akuzat ndaj tij për përdhunimin e një vajze jetime në 2015.




Duraku thekson se e ka me dokument pafajësinë, por Komisioni i Apelimit nuk e kthen më në punë polic. Ish-shefi i Policisë thotë se fillimisht nuk ishte Prokuroria që kërkoi arrestimin e tij, pasi s’kishte prova, por udhërin e kishte dhënë ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Sa i përket vajzës që e kallëzoi penalisht, Duraku thotë se mund ta ketë parë vetëm një herë në jetën e tij, por jo në zyrën e tij. Ai shton se mund ta ketë parë diku tek konviktet për një problem tjetër.

Izmir Duraku thotë se familja i qëndroi pranë pas arrestimit, teksa edhe gruaja me të cilën ka 40 vite martesë e mbështeti.

 

INTERVISTA NË ”ME ZEMËR TË HAPUR”

Evis Ahmeti: Si ndiheni sot?

Izmir Duraku: Ndihem si i vdekur që marr frymë për të nxjerrë të drejtën time. Më thirrën në Pukë. Mendova për punë. mora materialet dhe shkova. më thirrën në zyrë. Aty gjeta 7 veta dhe u ndjeva si krimineli më i madh. Pashë kolegët e mij të Shkodrës që tani punonin në Tiranë. Mendimi i parë që pata ishte ku kam bërë faj. Se në 20 e ca vjet punë njeriu gabon. U ula dhe më thanë akuzohesh për marrëdhënie seksuale me dhunë. I thashë kor dhe kë kam përdhunuar. më thanë në 2015. Mu duk një pikpyetje e madhe. Më përmendën emrin e vajzës u thashë nuk e njoh. Kur më dhanë fotografi u thashë e njoh. Në jetën timë atë vajzë mund ta kem takuar vetëm një herë që shkova tek konviktet për një problem tjetër. Por në zyrën time ajo ska qenë kurrë. Prokuroria nuk kërkoi arrestimin tim sepse nuk kishte asnjë provë. Por ministri Lleshaj kërkoi arrestimin tim. Kjo është e pafajshme për një ministër.

Evis Ahmeti: Pse thoni se ishte urdhër i ministrit?

Izmir Duraki: Sepse deklarata e tij ishte e papranueshme. Të linte drejtësinë të vepronte.

Evis Ahmeti: Kush është e vërteta juaj?

Izmir Duraku: Nuk ekziston një element sado i vogël që unë të kem bërë dicka të tillë. familja ime rrjedh nga një qytet me traditë si Kuksi. Kam karakter dhe personalitete. Në kaq kohë mund të këm bërë gabime por faje jo. me përgjegjësi të plotë them që nuk është e vërtetë që e kam bërë këtë veprim. Si mund të përdhunohet një femër si ajo që erdhi për të denoncuar një rast abuzimi në zyrë kur nuk e merr sektori i trafiqeve jo e krimeve.

Sipas kallzimit ajo thotë se në 2015 unë isha 35 vjeç dhe e kam lënë shtatzan. Ajo thotë se e kam detyruar të abortojë me një emër tjetër. Verifikimet e prokurorisë thonë se asnjë person nuk është regjistruar në spital. Po ashtu dhe në polici ajo nuk rezulton që të ketë ardhur.

Evis Ahmeti: A ke pasur ndonjë konflikt me këtë çështje?

Izmir Duraku: Nuk kam pasur asnjë lloj konflikti. E njihja shumë mirë çfarë përfaqësonte sepse policia ka informacione.

Evis Ahmeti: si e përjetoi familja juaj?

Izmir Duraku: Në momentin kur më vunë prangat në duar kam telefonuar bashkëshorten. I thashë më arrestuan për një vepër të rëndë për marëdhënie seksuale me dhunë. Më qëndroi shumë afër. Familja, kolegët dhe kush më njohu nga afër më besuan dhe nuk e vunë në dyshim të vërtetën time.  I thashë bashkëshortes gjithçka mund të bëj por këtë veprim as e kam menduar. Kam 40 vite martesë. I jam falenderues. I jam borxhli për përkrahjen.

Kam një peng. Jam i pafajshëm dhe me dokumente, por komisioni i apelimit nuk më kthen në punë. Më përjashtuan se thanë kemi prova dhe fakte. Kam marrë vërtetim nga prokuroria që skam asnjë çështje por përsëri nuk më kthejnë në punë.

I kërkoj drejtorit të policisë mos veproj me dy standarte se më ka shkatërruar. të më kthejë në punë dhë të më vërë dinjitetin në vend.

Praktika ka treguar se kush është përjashtuar nuk është kthyer më por unë i bëj thirrje njerëzore Ministrit Çuçi dhe kryeministrit Edi rama të më kthejnë në kunë të më kthejnë dinjitetin. Izmir duraku nuk është përdhunues. të logjikojnë si prind e si koleg. të më kthejnë në punë aty ku isha. rasti im është precedent i rrezikshëm. Falenderoj kolegët që më besuan. kush më futi në këtë vorbull zoti ua çoftë ku u dhemb.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.