Sociale

Sinoptikania bën parashikimin për janarin: Pritet mot i paqëndrueshëm me shi e borë

11:45 - 04.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç ka nisur, 10-ditëshi i parë i muajit janar pritet të shoqërohet me një mot të paqëndrueshëm. Kështu ka deklaruar sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje me “Skype” për News24, e cila tha se nga dita e sotme do të ketë edhe rënie temperaturash, që në zonat malore do të shkojnë në minus 3-4 gradë celsius.




“Ka nisur ky vit me diell, por zgjati vetëm dy ditë. Mëngjesi i sotëm ka nisur me vranësira të dendura, një pjesë e mirë e zonës malore ka reshje dëbore, që do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave. Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do vijojë të mbetet me reshje shiu, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore. Ka nisur një javë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe bore.

Presim që 10-ditëshi i parë i janarit të mbetet në kushte të paqëndrueshme me reshje shiu dhe dëbore, edhe pse herë pas herë do të kemi intervale të shkurtra me kthjellime. Nga dita e sotme do të kemi dhe rënie temperaturash, deri në minus 3 gradë celsius apo minus 4 gradë celsius në zonat malore, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë do të zbresin edhe në 9 gradë celsius”, tha sinoptikania.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.