PJESË NGA INTERVISTA


Çfarë e shtyhu atë të kryejë krimin?

Kishim 30 vite marrëdhënie me të. Shkonim shumë, dilnim për dreka dhe darka. Ishin si motra ime. Kam pasur shumë marrëdhënie me motrën e madhe. Kur u njoh Përparimi me Verën, nuk kam ditur gjë. Janë njohur në Elbasan. U merrte me tragti. Ishim fukarenj. Kishim shtëpinë në Brrakë. Unë nuk dija gjë që ai kishte një lidhje me Verën (Kristinën). Kur shkuam në Greqi, bashkë me ta, mendova se ishte shoqja e tij. Im shoq më tha; ‘Vera është zemër bujare’. E pranova që kishte lidhje me Verën. Më as ishte dhe Zhaneta. Ne kemi punuar bashkë si sanitare me Verën. Ajo kishte shtëpinë e vetë, unë timen. Hynim e dilnim. Pastaj kohët e fundit ajo u largua në Greqi, pasi u martua atje. Dy motrat rrinin bashkë në një shtëpi.

A u bë Zhaneta e dashura e Përparimit?
Më vonë u bë, se di! Kishte lidhje dhe me Zhanetën.

Djali i Zhanetës është i Përparimit?
ADN e kallëzon atë. Ta bëjnë. Përparimi thotë; ‘Është çuni im’. Edhe Zhaneta e thoshte; “e kam me Përparimin”. Përparimi e ka njohur djalin. Ai rrinte dhe këtu pastaj ikte tek shtëpia e vetë.

Çfarë e shtyhu atë?
Xhelozia.

Keni festuar bashkë në datë 28?
Unë nuk kam qenë, ka qenë vetëm djali im që e ka pagëzuar Kristina. Më datë 28 hëngrën darkë. Djalin tim e deshte shumë. Kanë qenë të trija motrat në darkë.