Kryesore

OJQ: COVID-19 ka vrarë mbi 600 punonjës të mediave

21:00 - 06.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fushata e Emblemës së Shtypit kërkoi që punonjësit e mediave të kenë përparësi në vaksinat anti-COVID-19, duke thënë se mbi 600 prej tyre tashmë kanë vdekur nga sëmundja.




Organizata joqeveritare me seli në Gjenevë, e cila ndjek vdekjet e gazetarëve në të gjithë botën, tha se 602 punonjës të mediave dihet se kanë vdekur nga COVID-19 në periudhën mars-dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, organizata tha se nuk është e mundur të bëhet dallimi midis atyre që janë infektuar në punë dhe jashtë saj.

Lista përfshin gjithashtu gazetarët në pension.

Fushata e Emblemës së Shtypit tha se gazetarët “duhet të kenë përparësi në imunizim, sipas kërkesës”, sepse, sipas saj, ata janë “veçanërisht të ekspozuar ndaj virusit” derisa raportojnë në terren.

Sipas organizatës, më shumë se gjysma e vdekjeve janë regjistruar në Amerikën Latine: gjithsej 303 viktima.

Një total prej 145 viktimash janë regjistruar në Azi, 94 në Evropë, 32 në Amerikën e Veriut dhe 28 në Afrikë, tha Fushata e Emblemës së Shtypit.

Organizata tha se të dhënat e saj bazohen në informacionet që kanë ofruar mediat lokale, shoqatat kombëtare të gazetarëve dhe korrespondentët rajonalë të Fushatës së Emblemës së Shtypit./ REL

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.