OPINION

Shqipëria, që nuk e njohim dhe nuk duam ta shohim

10:26 - 07.01.21 Ben Andoni
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e fundit e dy motrave dhe lajmet që po dalin nga hetimet dhe prononcimet e të afërmve kanë nxjerrë nivelin e frikshëm të problemeve sociale në vend. Një vrasës me punë të zakonshme zanati por me pasuri dhe me dukje jo të zakonshme, sipas dëshmitarëve, trafikon para syve indiferentë të të gjithëve, shkatërron familje… dhe në fund edhe të vret. Ky ‘sulltan’ lokal i jep të drejtën vetes edhe të deklamojë natyrshëm historinë, që do t’ia kishte zili çdo studio filmike. Muaj më parë, një familje besimtare pothuaj u shua pas ritualeve, që i kishte përcjellë deri në ekstrem, sërish para syve të të gjithëve. Mu para njerëzve të afërm që i kishte abandonuar dhe të tjerëve që i mënjanonte. Do të mjaftonte vdekja sërish e dy pjesëtarëve, njëra prej ditësh si kufomë e lënë në shtëpi, që publiku të kishte përballë një histori të frikshme horrori. Të vjen të habitesh, që ndërkohë tashmë ka një armatë të tërë punonjësish e specialistësh socialë, që flasin me kompetencë për çdo gjë, por pa na lajmëruar dot. Jo shumë larg në kohë, një djalë i ri do të vritej thjesht për shkëmbimin e dritave. Për të mos thënë zëniet e përditshme, një pjesë me motivin “klasik” shqiptar: Më ke parë me inat! A e njohim vallë këtë Shqipërinë tjetër?!




Lamë dekadën e dytë të shekullit XXI me aspiratat e pamundura për t’ia bashkëngjitur Bashkimit Evropian, prioritetet e të cilit shkojnë që nga ruajtja e status-kuosë me Rusinë, problemin e emigrantëve, plakjen e popullsisë, zbrazjen që po u bën vendeve të varfra si Shqipëria dhe Ballkani, dhe po i afrohemi pak e nga pak periudhës si kohë, që po e barazon kohën e kaluar në socializëm. Ende e kemi si pikë reference për të gjitha dështimet tona, ashtu si e anatemojmë me të gjitha fuqitë, një epokë të harruar. Ndërkohë tranzicioni ynë ka mbaruar, që me Kushtetutën e re, tashmë jemi një shtet me tagrin e madh të fjalës së lirë dhe sipërmarrjes, e lëvizjes ngado. Veçse me një handikap të frikshëm, që pak a shumë përbën produktin që i bëjnë Rrezet X gjendjes sonë: Korrupsionit, zvetënimit moral të frikshëm, paqartësisë për sistemin që na duhet dhe manipulimin e çdo gjëje të drejtë, në favor të forcës dhe mbijetesës së padrejtësisë. Ja pse në Shqipëri trafiku i fëmijëve dhe femrave, droga që është përhapur aq frikshëm si prodhim dhe shitje (pa harruar eksportin), manipulimi quhen normal. Pasi duhet të jetojë llumi para asaj shtrese që mban në kurriz të gjitha hallet e vendit tonë dhe që politikanët prej Ramës, Bashës, Metës e me radhë ia thyejnë kurrizin me fjalët dhe masat për taksat e lodhshme, me monopolet që kanë hequr çdo barazi dhe mbi të gjitha shthurjen e familjes. Kjo është Shqipëria e vërtetë, që nuk e njohim dhe nuk duam ta shohim dhe që na e vënë në dukje vazhdimisht të huajt me stigmën nëpër filma dhe art, por edhe me përgjigjet kinse demokratike… që “duhet ende të përmbushni kushtet për në BE”.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur Shqiperia dhe shqiptaret durojne banditet e sotem qe jane binjak me ata te 1944-1991, patjeter qe ajo politike do ndiqet, Z. Ben Andoni, ne emer te te larguarve dhe ne respektin qe kemi per ty personalisht por dhe per shume te tjere si ju, beni nje emision ku te krahasohen banditet e rilindjes se mafies komuniste me PPK qe nderoi emrin ne PS, nuk ndryshoi asgje per popullin, vazhduan propaganden e tyre percarese, te shpifjes, per te burgosur, vrare, internuar, manipuluar, shkateruar familje te tera, per te trembur popullin, qe askush mos te fliste kunder duke thene qe nuk ka buke, mish, zarzavate etj.etj. neper dyqane, sepse na mbylli ne guardsmen e tij, rrethoi vendin me tela me gjemba, vuri klonin, shtoi forcat e ushtrise gjate gjithe kufirit tokesor dhe detar, sepse kishte frike se mos iknin banoret dhe i ngelej vend i bosh. Por ja qe erdhi ajo dite e shume pritur per te gjithe shqiptaret e shume vuajtur, hapen dyert e ambasadave, thyen muret rethuese me makina nga me te ndryshmet, u shane dhe u quajten jashteqitja e kombit, por askush nuk i perfilli, te gjithe I hapen dyert, i priten, i dhane per te ngrene e per te pire, i hypen neper mjetet motorike te tyre dhe I cuan ne destinacionet perkatese, te cilet vazhdojne te rojne te lumtur, femijet e tyre jane bere intelektuale te mirefillte, ata qe ishin te rinj ne moshe, morem edukaten dhe kulturen Europiane duke iu pershtatur ligjeve, menyres se jeteses dhe sot ndihmojne njerezit qe kane shume mangesira nga menyra e jetese qe kane bere dhe vazhdojne te bejne. Askush nuk mendon per kete kategori njerezish, ku te shkojne te shkretet, ata presin vetem ikjen nga kjo jete, nje turp i madh per qeverine e turpit dhe te krimit, u bene 30 vjet demokraci, por ne fakt Shqiperia eshte mberthyer nga mafia e droges dhe mafia kriminale qe dirigjohet nga nipi i S. Kolekes, ish antar i K.Q. te PK shqiptare, ku ky person ka qene nje exponent teper i rezikshem per popullin dhe shtetet demokratike ne bote, ky dhe byroja politike e asaj kohe, na njollosen si popull ku dhe fqinjet u habiten kur erdhen dhe na takuan kur u hapen kufijte, kur pane qe shumica nuk kishin as frigorifer, as lavatrice dhe as televizor, nuk kishim uje e drita, nuk kishim kondicionere, me jetiket per njerezit e gjalle, ata erdhen me dhurata simbolike sepse nuk e imagjinonin dot qe ne jetonim ne ate mjerim, nuk mund te hapnim ate televizor bardh e zi se na ngriheshin nervat ngaqe nuk shihnim asgje nga voltazhi i ulet. U merziten shume, na thane: a do vini me ne, por prindet tane ishin larguar nga genocidi i kriminelit tjeter qe quhet Napolon Zerva, I cili vrau shume qytetare te atij vendi, prandaj vazhdon ajo popullsi te qendroje akoma atje, megjithate shumica kane ikur per te mos u kthyer me, por jo ne shtete problematike, por ne demokracite e verteta, jetojne, punojne, shkollohen, martohen, bejne femije te mrekullueshem dhe te zgjuar, ku endra e te gjitheve eshte arsimimi deri atje ku eshte fundi i shkencave te ndryshme. Sa larg iken shqiptaret vetem per nje demokraci te vertete, per nje liri te fjales, per nje shtepi te blere me djersen e ballit, per uje e drita, per rruge e pasterti, per dashuri per njeri tjetrin, per gjithe te drejtat qe i garanton kushtetuta, per shkollim, per mjekesine moderne, per gjelberim e ajer te paster, per sistemin e ngrohjes e gjithcka qe ka krijuar dora e njeriut per te rojtur njesoj si gjithe te tjeret, prandaj shqiptaret e ndershem nuk e duan as Ramen as dhe kelyshet e komunizmit. Mallkuar qofshin, e gjetshin nga mos e pandefshin. I denofte Zoti brez pas brezi. Ju faleminderit dhe qofshit te lumtur dhe te gezuar.

    Përgjigju ↓