Kryesore

QSUT e largoi nga detyra, Ilir Allkja: Akt sadizmi i drejtorit dhe kryeministrit

11:25 - 08.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Brenda pak ditësh, dy mjekë janë shkarkuar nga puna pas një vendimi të  drejtorisë së QSUT-së. respektivisht bëhet fjalë për mjekun e Urgjencës Ilir Allkja, i cili ka qenë në frontin e parë të luftës gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për mjekun neurolog Genc Struga. Ilir Allkja njihet si mjeku që shpeshherë ka ngritur zërin për problematikat që hasin bluzat e bardha në krye të detyrës. Por a ishte vendimi i shkarkimit të tij nga puna një hakmarrje e pushtetit? Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Allkja e cilëson largimin e tij nga puna si një akt sadizmi nga ana e drejtorit të QSUT-së dh e vetë kryeministrit Rama. Mjeku shton se dënimi ndaj tij erdhi si pasojë e fjalës së lirë dhe kritikave ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Allkja tregon se priste të shpërblehej nga qeveria pasi ka punuar çdo ditë duke rrezikuar jetën e tij e të familjarëve.




Një natë para ndërrimit të viteve u njoftuat mbi shkarkimin tuaj nga puna. Cilat ishin arsyet që u mor një vendim i tillë nga QSUT? Mendoni se ishte një hakmarrje e pushtetit ndaj jush duke qenë në pakicën që ngre zërin për problematikat gjatë pandemisë?

Shkarkimi im nga puna ishte tamam një akt sadizmi i drejtorit të QSUT-së dhe i kryeministrit Rama. Në prag feste, prisja një mbështetje morale nga qeveria, prisja të merrnim ndoshta një bonus financiar, mua më komunikohet shkarkimi nga puna. Gjithë shqiptarët e dinë tashmë që unë jam dënuar për fjalën e lirë, thjesht sepse kritikova mbështetjen e dobët të qeverisë ndaj pandemisë, mbështetjen e pakët ndaj mjekëve dhe të sëmurëve.

Ju keni qenë në frontin e parë të betejës me COVID 19. Si u ndjetë në momentin që mësuat këtë vendim të QSUT-së?

Kam jetuar e punuar çdo ditë me merakun e infektimit, sëmundjes, vdekjes; madje jo vetëm për vete, por edhe për familjarët e mi. Kam besuar se shoqëria, të sëmurët, por edhe institucionet kanë nevojë për kontributin tim dhe të çdo mjeku. Nuk mund të bëj trimin e të them që u ndjeva mirë.

Si kanë qenë këto ditë për ju?

Nuk është fundi i botës. Ngushëllohem, sepse mund të kisha përfunduar më keq, mund të isha infektuar, mund të më kishin ngatërruar në ndonjë kurth (shpesh jam ndjerë në kurth, i frustruar e i kërcënuar). Ndjehem mirë e i fortë pasi marr çdo ditë qindra mesazhe mbështetje, sidomos nga jashtë Shqipërisë.

A e ka Shqipëria luksin të shkarkojë mjekët nga vendi i punës në një kohë pandemie dhe me burime të pakta të bluzave të bardha?

Shqipëria ka 1 mjek për 1000 banorë, ndërkohë që Greqia ka 5 mjekë për 1000 banorë. Ne jemi përkrah vendeve të Afrikës për nga numri i mjekëve për banorë. Polonia ka hequr gjithë barrierat për mjekët, i merr në punë e ju jep nënshtetësinë edhe pa njohur gjuhën polake. Franca po ju jep nënshtetësinë gjithë mjekëve ekstrakomunitarë. Gjermania, e plot vende të tjera po aktivizojnë studentet e mjekësisë, po marrin mjekë nga vende të treta, vetëm e vetëm që të përmbushin sa më mirë shërbimin ndaj popujve të tyre. Qeveria e Shqipërisë ndërkohë që ka numrin më të ulët të mjekëve në Ballkan, këto dite ka shkarkuar 3 mjekë, për arsye politike. Kjo për mua është çmenduri! Edhe vetë socialistët e quajnë çmenduri të Ramës!

A keni marrë mesazhe ose telefonata paralajmëruese para shkarkimit në mënyrë që të ndalonit të flisnit mbi problematikat në spitale gjatë pandemisë?

Jo! Nuk kam marrë asnjë paralajmërim verbal me shkrim se do të pushohesha në qoftë se flisja e kritikoja sistemin e gabime të tij.

Cili është opinioni juaj për bordin drejtues të QSUT?

Janë një tufë partizanësh, ndërkohë që duhet të ishin teknicienë, profesionistë.

A është shkarkimi nga puna një arsye që mund t’iu largojë nga Shqipëria?

Realisht më kanë takuar plot mjekë të rinj të cilët kanë mllef për këtë mënyrë qeverisje e më thonë që s’mund të lejojnë ta jetojnë jetën dhe ta zbatojnë profesionin nën diktatin e pushtetarëve malinjë. Mund të iki edhe unë, por është e sigurtë se linçimi ndaj meje ka trembur shumë mekë, sidomos të rinjtë të cilët i kërkon mbarë bota e qytetëruar.

Një pjesë e mirë e kolegëve iu mbështetën duke protestuar. Sa i rrezikuar është një punonjës shëndetësie të humbasë vendin e punës në momentin që flet dhe ngre zërin mbi një problematikë që godet sistemin?

Unë i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur publikisht, por dhe qindra të tjerë që më kanë mbështetur privatisht. Të gjithë ata që s’më kanë mbështetur publikisht kanë frikë nga administrata.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kush nuk e kupton qellimin e atij kryehorri dhe kryeinjoranti per gjithcka ben ne ate vend te mberthyer nga kthetrat e mafies komuniste, le te ndergjegjesohet dhe te reagoje me te gjitha menyrat e nje qytetari te ndershem dhe atdhedashes, Shqiperia nuk eshte prone e Rames, as e Rucit, as e rilindjes se krimit te organizuar, por eshte shteti i gjithe shqiptareve brenda dhe jashte kufijve, neqoftese nje dite te bukur vere, do ktheheshin shqiptaret ne vendin e tyre dhe do protestonin per ate regjim kriminal dhe rrugaceror, duke kerkuar largimin e asaj qeverie per te ndryshuar opinionin e Europes, sepse jemi vendi me i prapambetur, por qe ka dhe njerez te zgjuar, te pergatitur, por qe kryeministri nuk i vlereson, ky nenvleresim tregon se ai kerkon qe te largohen dhe ata pak qe kane mbetur, qe shqiptaret te perfundojne ne morg nga korona virusi, te tjeret te vriten nga trafiqet e ndryshme, nga aksidentet qe i sponsorizojne vete, nga vrasjet me arme dhe te gjitha keto behen cdo dite edhe pse vendi eshte i izoluar per nje kohe te gjate, imagjinoni se sa jete njerezish humbin ne kohe normale, besoj se ne emer te te ndjereve voton banda e rilindjes, gjithashtu dhe ne emer te te larguarve ne gjithe boten. Beni nje analize te pergjithshme. Ju faleminderit, qofshit mire te gjithe.

    Përgjigju ↓