SPORT

E bujshme/ Poçetino bën Pogban objektivin kryesor të merkatos së janarit

13:30 - 12.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit është mësuar se mesfushori francez Paul Pogba, nuk është i lumtur te “Manchester United” dhe kërkon menjëherë largimin nga klubi. Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë francezin në këtë vendim. Gjithashtu edhe “djajtë” duan që ta shesin atë dhe të fitojnë disa para për të tjerë lojtarë. Nga kjo situatë ka përfituar trajneri i sapoemëruar i PSG, Mauricio Poçetino. Ky i fundit e ka bërë Pogbanë objektivin kryesor për të firmosu këtë merkato. Por ekipi i drejtuar nga argjentinasi nuk është i vetmi ekip i interesuar për shërbimet e mesfushorit. Dy ekipe të mëdha janë gjithashtu në garë, Juventus dhe Real Madrid. Favorit duket klubi i sheikut Al-Khelaifi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër fituese të Uefa Champions League. Të tria ekipet janë në garë, por mbetet për t’u parë se kush do ta fitojë atë. Sidoqoftë, kushdo që të jetë, do t’i duhet të ofrojë mbi 75 milionë paund për Pogban (rreth 100 milionë euro), një shifër jo e vogël krahasuar me situatën ekonomike në të cilën ndodhen për momentin skuadrat, por edhe krahasuar me rregullat e fair-play-t financiar. Sipas këtij rregulli, aq sa blen, aq edhe duhet të shesësh. Koha do të tregojë se ç’do të ndodhë me Paul Pogban.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.