Kryesore

“Edhe Parisi përmbytet”, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Ramës: Nuk kemi të krahasuar, situata është tragjike

20:25 - 12.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një mbledhje me qytetarët në Qesarakë të komunës Dajt, ka komentuar ndër të tjera edhe deklaratën e Ramës në Vlorë se “edhe Parisi përmbytet”. Kryemadhi tha se Rama bën të tilla deklarata, duke na krahasuar me Europën, kur në fakt gjendja në vend është mizerable.




Monika Kryemadhi: Isha në Shkodër. Nga Shkodra në Tiranë më duheshin 45 minuta, ndërsa nga Kamza në Dajt m’u desh më shumë se 2 orë. Për fat të keq, Tirana sot është një qytet me trafik të rënduar. Njerëzit nuk kanë punë, përmbytjet, e Rama thotë se edhe Parisi përmbytet. Situata është tragjike. Papunësia ka prekur shqiptarët dhe të rinjtë po ikin, pa garanci për të ardhmen. Edhe mjekët po ikin në Gjermani.

Qytetari: Unë kam qenë me PS. Ne premtuam shumë, por mesa shoh ata nuk qenkan të majtë. Aty është sekt Rilindje, që nuk janë të majtë. Më përpara pinim 2 kafe në ditë, tani pimë 1 kafe. Tani ka linje betoniere. Rama na ofendon, duke na sjellë mjekë turq këtu. Ne na ofendon.

Monika Kryemadhi: Ndryshimi nuk ka të bëjë me flamujt politikë, por ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ne aspirojmë që të jemi pjesëtarë të BE-së. Edhe Spitalin në Fier e bën për fushatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.