Sociale

“Që kujtesa të mos na lerë”/ Veliaj tregon transformimin e lumit të Tiranës: Punë, jo gjumë

12:14 - 12.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e shiut shkaktuar vështirësi të përkohshme në Tiranë dhe në qytete të tjera, por tashmë problemet duket se janë lënë pas. Falë menaxhimit të mirë të situatës, Shqipëria është vendi që i kaloi më lehtë pasojat e motit të keq në krahasim me vendet e tjera.
Një nga shembujt e mirëmenaxhimit është rasti i lumit të Tiranës, i cili vite më parë ishte burim përmbytjesh.
Sipas kreu të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe reshjet e ditëve të fundit nuk kanë krijuar asnjë problem në kryeqytet, aq më pak në zonën e Lumit të Tiranës.
Për të kujtuar punën që është bërë për sistemimin e Lumit të Tiranës dhe kthimin e zonës në një hapësirë të gjelbër, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një video-kujtesë.
Videoja e postuar nga Veliaj kujton se si ka qenë kjo zonë në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe si është sot.
“Shumica e shiut iku, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Në video shihet qartë se më parë kjo zonë, dhe jo vetëm, përmbytej. Kjo gjë pranohej edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së asaj kohe, Lulzim Basha.
Ndërsa, Bashkia e Tiranës, me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në të gjithë gjatësinë prej 8 kilometër të Lumit të Tiranës, ka bërë që kjo zonë të mos ketë më rrezik për daljen e lumit nga shtrati. Përveç kësaj, në të gjithë sipërfaqen anësore të lumit, vijon çdo ditë mbjellja e pemëve, duke e kthyer zonën në një hapësirë çlodhëse për banorët.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.