BOTA

Covid-19 në Britani, nis procesi i ri për trajtimin e të infektuarve me koronavirus

14:44 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbretëria e Bashkuar ka nisur trajtimin në shkallë të gjerë të një ilaçi të ri anti-covid, me të cilin shpresohet se do të ndihmojë pacientët në parandalimin e simptomave të rënda.




Personi i parë që mori medikamentin ishte shtruar në spitalin “HullRoyal”. Në trajtim përfshihet një proteinë e quajtur “interferon beta” të cilën trupi i njeriut e prodhon kur merr një infeksion viral. Shpresa është që të nxisë sistemin imunitar për të luftuar viruset.

Të dhënat e para treguan trajtimi ul shanset me 80% që një pacient me koronavirus i shtruar në spital të zhvillojë simptoma të rënda, apo të ketë nevojë për intubim. Trajtimi është zhvilluar nga Spitali Universitar i Southampton dhe prodhuar nga kompania Synairgen.

“Ndihmon qelizat të ndërtojnë kundërpërgjigje imunitare dhe të luftojnë virusin. Prandaj pacienti do të ketë më pak dëmtime në mushkëri, më pak simptoma dhe rrezik të ulur të shtrimin në terapi intensive apo që të humbasë jetën.”, deklaron Tom Ëilkinson, professor i Universitetit të Southamton. I gjithë trajtimi me ilaçin e ri kushton rreth 2 mijë paund.

Psikiatrit nga ana tjetër kanë paralajmëruar se personeli shëndetësor po përballet me probleme të shumta të shëndetit mendor gjatë pandemisë pasi ata janë të vetmit pranë pacientëve në momentet e fundit kur ndërrojnë jetë.

Doktoreshë Carolin Ëalker tha për BBC se ata detyrohen shpesh të marrin vendime tepër të vështira në qendrat e përkujdesjes intensive  dhe ky është një presion i jashtëzakonshëm për mjekët dhe infermierët. Trauma rëndohet edhe më tepër edhe oraret e zgjatura në punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.