Kryesore

“Dukesh si burrë”/ Adrola Dushi i kthen përgjigjen epike komentuesit

17:30 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura dhe më të komentuara shqiptare. Prej vitesh bukuroshja shqiptare është zhvendosur në SHBA ku po vijon karrierën e saj si modele. Së fundmi Adrola ka postuar një video në rrjetet sociale gjatë një seti fotografik.




Duke qenë një modele, bukuroshja shqiptare paraqet pamje të ndryshme në varësi të asaj që do të përfaqësojë. Por, një nga ndjekëset i ka komentuar, duke i shkruar se duket si burrë. Pasi e ka parë, Adrola i është përgjigjur fanses me disa emoji duke qeshur.

Megjithatë, biseda mes të dyjave ka vazhduar, sepse komentuesja i ka shkruar se është shumë e bukur, por e tepron me make up-in.

Nisur nga kjo, Adrola Dushi është munduar t’i shpjegojë se puna e saj e kërkon këtë gjë: “Faleminderit shumë për fjalët e mira, por puna ime kërkon make up të ndryshëm, transformim të ndryshme, për t’iu përshtatur konceptit që është vendosur“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.