Kryesore

I bëri një premtim publikisht Islit pasi ishte prekur me Covid-19, Ori Nebijaj e mban fjalën  dhe gatuan për moderatorin

12:35 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Isli Islami zbuloi ditë më parë se është infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye ka munguar këto kohë në ekran. Në një lidhje live nga shtëpia e tij për  emisionin “Wake Up” ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi bashkë me të ëmën.




Isli tregoi se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. Gjatë intervistës moderatori i kërkoi kolegës së tij, Orit që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ja çonte në shtëpi.

Ajo premtoi se do ja realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e të ëmës. Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq.

Isli ka ndarë një foto të byrekut me ndjekësit e tij në Instagram, ndërsa ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up” mbahet.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në ‘Ëake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.