SPORT

Kampionët preferojnë një bullgar dhe një brazilian. Tirana negocion me dy lojtarë të tjerë

12:23 - 13.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionët në fuqi të Tiranës kanë qenë në kërkim të një sulmuesi si mbështetje për Muçin apo edhe si zëvendësues i tij në rast se largohet në fund të sezonit. I pari në listën e bardhebluve mendohet të jetë sulmuesi bullgar Ahmed Ahmedov që luan në radhët e “CSKA Sofia”. 25-vjeçari duket mjaft premtues edhe pse nuk është një titullar në Bullgari, pasi në vend të tij klubi aktivizon ish-sulmuesi i Skënderbeut Ali Soëe. Mësohet se dy klubet e kanë arritur marrëveshjen paraprake, por mbetet vetëm përgjigja e lojtarit. Nëse pergjigja e Ahmediv do të jetë “jo”, atëherë Tirana ka edhe alternativën për të. Bëhet fjalë pikërisht për një ish-lojtar të kampionatit shqiptar, Artur Rexhinaldo. Mozambikasi  më parë ka luajtur me Luftëtarin, Kukësin dhe Laçin, kurse tani ai aktivizohet në kampionatin e Kazakistanit me “Kaisar”. Bardheblutë janë në negociata me të dy lojtarët dhe presin vetëm përgjigje respektive si nga Ahmedov, ashtu edhe nga Rexhinaldo. Sigurisht që të dy do të ishin përforcime të mëdha për kampionët që po hasin mjaft vështirësi këtë sezon.




Kategoria Superiore: Java 14

E premte                                                                 E shtunë

Kukësi-Vllaznia (18:00) (në Elbasan)             Tirana-Kastrioti (13:45)

Teuta-Bylis (18:00)                                             Skënderbeu-Partizani (13:45)

Apolonia-Laçi (13:45)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.