AKTUALITET

Korrupsioni i sanitares tek “COVID 2”/ Reagon Prokuroria: Hetim të thelluar, para përgjegjësisë çdo i implikuar

15:47 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në COVID 2 ku u zbulua një rast mashtrimi dhe korrupsioni me një paciente të sëmurë që ndërroi jetë më 25 dhjetor nga koronavirusi.




Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total është rreth 800.000 lekë të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja sipas instruktimit të Tire Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj.

Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit Ëhat’s Up.

Është ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19 duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ai vend ka mare fund, nuk jane budallenj njerezit qe largohen cdo dite, me te gjitha menyrat per te mos u kthyer me, njeriu nje jete ka per te bere dhe kete jete ta beje duke punuar dhe jetuar me kushte ku te mos i mungoje as uji, as energjia elektrike, as ngrohja, punon dhe ne te njejten kohe vazhdon dhe shkollen, ushqimin e blen kudo qe te jete, e porosit, keshtu e kane krijuar familjen dhe femijet tane, keta e kane haruar Shqiperine, sepse vetem kujtime skandaloze mbajne mend, te flene gjithe jeten ne kuzhine, kur uji vinte ne oren 2 e 30 min. une duhet te laja enet, te laja robat, te mbushja enet me uje, te ndizja soben per te thare robat tek tubat e sobes, shkoja deri ne katin e peste dhe trokisja ne te gjitha dyert qe te vinin tek une per te mbushur uje, kur i kujtoj, me vjen te shaje gjithe shkaktaret e asaj katrahure ku jetuam dhe nuk pame nje dite te bardhe. O popull, mos lejoni me qe t’ju drejtojne mafiozet, hajdutet dhe gjakpiresit, te cilet, me ane te pastrueseve dhe kollovareve te injorances, te cilet pasurohen me pronat e te tjereve, bejne martesa per interesat e tyre, duke i hapur banka private, ku transportojne sasira te konsiderueshme ne banka te mafiozeve, te cilet bejne sikur investojne ne Shqiperi ata, por ne te vertete jane parate e drogave te te gjitha llojeve qe hyjne dhe dalin cdo dite nga Shqiperia, prandaj dhe Zoti ju denoi aq rende, ai kryeminister mafioz eshte i lidhur me mafien nderkombetare, te presesh dhe te djegesh pisha, bredha, ullinj, arra, molle, kumbulla, qershi, shkurre keshtu do perfundosh, prej injoranteve keto do presesh, keni katandisur atje ku s’mban me, a do vazhdoni te beni sehir dhe terror ngrini syte nga qielli, nuk ju jep askush as buk, as uje dhe as para po nuk menduat per veten tuaj, ata qe flasin be per ekranet e televizoreve, e kane regulluar ekonomine e tyre, tani kerkojne te zene ndonje post ne qeveri.

    Përgjigju ↓