AKTUALITET

Përplasja mes 2 ndërtuesve për objektin në Tiranë, reagon avokati i Allmuçës: Ngjarja e orkestruar, ja si është e vërteta

17:00 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përplasjes me armë mes dy ndërtuesve në Tiranë, ku i plagosur mbeti Sino Llanaj, ka reaguar avokati i biznesmenit Albert Allmuça, i cili akuzohet nga ortaku i tij se është autor i ngjarjes.




Përmes një deklarate, avokati i Allmuçës pohon se klienti i tij nuk ka qenë prezent në kantier në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ndërsa shton se sapo ka marrë vesh se ishin sulmuar rojet, është paraqitur në komisariat. Sipas avokatit, Allmuça ushtron aktivitetin e tij me korrektësi, duke shtuar se ai ka fituar gjyqin me “Llanaj Ndërtim shkp”.

Ditën e sotme u raportua se dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça janë në konflikt prej kohësh për një objekt në ndërtim, projekt që e kanë nisur së bashku për ta përfunduar brenda vitit 2019, por që pallati nuk është ndërtuar ende. Ata kanë pasur konflikte edhe më parë, ndërsa sot ka pasur një konfrontim me armë zjarri, ku i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit.

REAGIMI I AVOKATIT

Në lidhje me informacionet e publikuara sot në disa media në lidhje me një konflikt të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, dëshirojmë të sqarojmë si më poshtë vijon:

 

Administratori i shoqërisë “Star Construction shpk”, Z. Albert Allmuça, nuk ka qënë prezent në asnjë moment ditën e sotme në kantierin e ndërtimit. Pas marrjes së informacionit se disa persona kishin sulmuar rojet e kompanisë private të sigurimit të kantierit, z. Allmuça u paraqit menjëherë pranë komisiariatit nr. 2 për t’u informuar për ngjarjen. Cdo informacion, i cili ka shoqëruar ngjarjen e sotme duke implikuar shoqërinë “Star Construction shpk”, dhe administratorin e saj, ka qënë dashakeqas me qëllim prishjen e imazhit të shoqërisë dhe administratorit Z. Allmuça, i cili ushtron aktivitetin e tij me korrektësi në fushën e ndërtimit që prej viti 1994.

Në respekt të së vërtetës dhe mbrojtjes ligjore për cënimit të imazhit publik, kërkojmë që mediat tuaja të përgënjeshtrojnë informacionet e pasakta dhe t’i referohen burimeve zyrtare për këtë ngjarje si dhe dokumentacionit përkatës, të cilat mund të vendosen në cdo kohë në dispozicionin tuaj.

Në lidhje me marrëdhënien juridike me shoqërinë “Llanaj Ndërtim shpk”, sqarojmë se:

Kompania “Star Construction shpk” është investitore dhe zbatuese e vetme e punimeve në kompleksin e banimit në territorin e zones kadastrale Nr.8220, me numra pasurie 7/336, 7/259, dhe 7/260, midis rrugeve “Ndre Mjeda” dhe “Babe Rexha”, Tiranë, e pajisur me leje përkatëse ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në fillimin e punimeve kompania “Star Construction shpk” ka kryer një kontratë bashkëfinancimi me “Llanaj Ndërtim shpk” për të siguruar një pjesë të punimeve në kompleks. Të drejtën ekskluzive për të nënëshkruar kontratat e shitjes së apartamenteve dhe njësive të shërbimit i përket shoqërisë “Star Construction shpk”.

Për mospërmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e bashkëfinancimit nga ana e shoqërisë “Llanaj Ndërtim”, si dhe për lidhjen e kontratave të prenotimit të ambjenteve të banimit apo shërbimit me palë të treta, subjektet iu drejtuan gjykatës dhe prokurorisë së Tiranës.

Gjykatë e Tiranës me vendimin nr.1416, datë 02.03.2020 të gjykatës Tiranë, njohu vlerën e detyrimit prej 260 milionë lekë të reja të “Llanaj Ndertim shpk” ndaj “Star Construction shpk”. Ky vendim është ankimuar dhe pritet që të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit për të marrë formën e prerë dhe dhënë zgjidhje problemit të krijuar për qytetarët.

Ngjarja e sotme është në vazhdën e një sërë veprimesh të kundraligjshme ndaj punonjësve të kompleksit, nga z.Llanaj apo persona të tjerë të orkestruar prej tij.

Duke qëndruar në krah të qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje e rëndë, mbetemi në pritje të vendimmarrjes të shpejtë dhe të drejtë të institucioneve të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjate gjithe ketyre viteve qe E. Rama ka qene kryetar bashkie i Tiranes dhe ketyre viteve si super hajdut dhe kriminel i pushtetit, vetem probleme nga keto nga patur populli i Tiranes, apartamentet jane shitur ne menyre abuzive, duke futur gjytetaret ne konflikt me njeri tjetrin, me ndertuesit, deri dhe me punonjesit e hipotekave, qe per mendimin tim, jane keta shkaktaret qe firmosin dhe vulosin per pronesine e me shume se nje personi ne nje apartament, sic duket, punonjesit e hipotekave bashkepunojne me Ramen, Veliajn, me strengthens te tjere te bashkive perkatese, per te ndare parate e pronarit te dyte dhe te trete te atyre apartamenteve qe dalin ne shitje si gjelat e detit. Organet kopetente te zbatojne ligjet, te bllokojne ndertimin, te arestojne ndertuesin qe ben shitjet, punonjesit e hipotekave, ndryshe nuk zhduken keta hajdute e vampire nga ajo Shqiperi e shume vuajtur nga mafia komuniste. Hengershin kokat e tyre, shkateruan peonaret e ligjshem per t’u pasuruar dhe per te mare pushtetet.

    Përgjigju ↓