BOTA

BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale

21:11 - 13.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brukseli u kujtoi sot me këmbëngulje vendeve anëtare të BE-së angazhimin e tyre për të mos filluar procedurat vetjake të prokurimit për vaksinat antiCOVID-19 dhe i nxiti të raportojnë rregullisht dhe saktë mbi numrin e personave të vaksinuar.




Ndërsa të 27-t mandatuan Komisionin Europian në qershor 2020 për të negociuar paraporositë e vaksinave në emër të tyre, memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Gjermania dhe kërkesa për furnizimin e vaksinave në Qipro nga Izraeli, kanë nxitur polemika.

“Më lejoni t’ju kujtoj se duke miratuar marrëveshjen, ju ratë dakord të mos filloni procedurat vetjake për blerjen e vaksinave me të njëjtët laboratorë”, tha eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, gjatë një videokonference me ministrat europianë të Shëndetësisë, raporton ATSh.

“Unë i kuptoj presionet në nivelin kombëtar dhe ankthin e qytetarëve tuaj, por lidhja e marrëveshjeve të njëanshme vetëm do ta dëmtojë qasjen europiane që ka dhënë fryte”, shtoi ajo.

BE tashmë ka nënshkruar gjashtë kontrata me grupe farmaceutike, por po vazhdon diskutimet e saj me dy laboratorë të tjerë dhe mund të marrë deri në 2,5 miliardë doza.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.