POLITIKË

Tavo: Diversionet e Rilindjes të pashpresa. Më 25 prill, Opozita i shporr shushunjat nga pushteti

10:37 - 13.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo thotë se më 25 prill, Opozita e Bashkuar i shporr nga pushteti shushunjat që u kanë thithur gjakun shqiptarëve në tetë vitet e fundit.




Në një intervistë për “standard”, Tavo shprehet se diversionet e Rilindjes së Edi Ramës për të përçarë opozitën janë të pashpresa.

I pyetur se në disa media është përngjitur emri i tij me atë të ish-minsitrit Nasip Naço, duke pretenduar se shumë shpejt dhe ai do largohet nga LSI, Tavo dha këtë përgjigje:

Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta.

Këto diversione të vjetra të sektit të “rilindjes” për largime apo sabotime nuk pijnë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurtë më 25 prill.

25 prilli është një datë e rëndësishme pasi i jepet fund një herë e përgjithmonë këtij sekti malinj që varfëroi shqiptarët, zhyti vendin në mjerim, shpopulloi vendin, largoi rininë, dhe pengoi integrimin e vendit në familjes evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.