Kosova

4 viktima dhe 279 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

15:19 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar këtë të enjte se 4 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.  Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast Drenasi dhe Lipjani.




Ndërsa janë regjistruar edhe 279 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.775 mostra të testuara. Nga sëmundja janë shëruar edhe 441 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.401.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars 2020 dhe deri më tani, janë regjistruar 54.839 raste me COVID-19, prej të cilëve 48.046 janë shëruar ndërsa 1.392 kanë vdekur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.