AKTUALITET

Deklarata e fortë e profesorit: T’i vrasësh rinisë shpresën, njësoj si t’i dëbosh me forcë, si Millosheviçi shqiptarët nga Kosova

12:02 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo deklaroi se shpopullimi i popullsisë është temë e interesave kombëtare që duhet të bashkojë të gjitha institucionet. I pranishëm në videokonferencën e organizuar nga presidenti Ilir Meta për këtë temë, profesori tha se shpopullimi nuk ka të bëjë me të qënit i majtë apo i djathtë.




Mes të tjerash Bundo bëri edhe një deklaratë të fortë ndërsa theksoi se t’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç bënte Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës.

“Shpopullimi është një temë shqiptuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucionet dhe shoqërinë. Falenderoj Presidentin Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare. Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësi kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar.

Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104-105 euro. Kjo është shqetësuese sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa i përket të dhënave tronditëse për këtë kategori. Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova.”, -tha Bundo.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Profesor mund te jemi. bashkemoshatare.Fatkeqesisht jam me konkluzionin tuaj.Po na ikin femijet ne emigracion dhe nuk kemi arsye t’i pengojme. Vetem gare vlerash te ne vfmuk ka. Po na ilkin larg e me larg.,dhe zemra jone hesht.Pse? Fshataret u vodhen shpresen edhe prinferve,edhe femijeve .

    Përgjigju ↓