BOTA

Do të shkonin në Wuhan për të hetuar origjinën e Covid-19, u ndalohet hyrja dy prej anëtarëve të OBSH-së, ja arsyeja  

16:40 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy anëtarë të ekipit të OBSH-së që po hetojnë origjinën e Covid-19, janë bllokuar dhe u është ndaluar fluturimi për në Kinë, pasi kanë dështuar në testin e antitrupave të COVID-19, shkruan CNN.




Një ekip ndërkombëtarë prej 13 shkencëtarëve po planifikonin të zbrisnin në pjesën qendrore të qytetit kinez të Wuhanit, ku rastet e para të COVID-19 ishin regjistruar në fund të vitit 2019. Por dy anëtarë të ekipit mbeten në Singapor, pasi OBSH-ja ka njoftuar se dyshja “kanë rezultuar pozitiv në testin e antitrupave ndryshe e njohur si IgM”.

Antitrupat IgM janë shenjat e para potenciale të infeksionit të coronavirusit, por gjithashtu shfaqen edhe tek ata që janë vaksinuar apo infektuar më herët me virus. E testet e rrejshme pozitive janë të mundshme dhe shpesh japin alarm të rrejshme.

Që nga nëntorit i vitit të kaluar, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë në Kinë duhet të kenë me vete testin negativ të antitrupave IgM dhe testin PCR, ku pas verifikimit të tyre, nëse janë negativ lejohen të futen në këtë vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.