Kosova

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik, kush është familja kosovare që u shua në pak sekonda

20:16 - 14.01.21 Gazeta Shqiptare

Janë identifikuar viktimat aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova. Ndërkohë që u plagos rëndë fëmija i mitur i tyre.



Gazetarja Dorjana Bezat bënë të ditur se kanë ndërruar jetë në vend  çifti i bashkëshortëve Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe.

E mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. Avdiaj, e cila është transportuar te Spitali i Traumës. Familja udhëtonte në një mjet Citroen, i cili u përplas me një kamion, që drejtohej nga shtetasi J. I.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.