Kronikë

Mori pa autorizim nga spitali 30 bombola oksigjeni dhe i dërgonte në banesa, arrestohet 26- vjeçari në Kavajë

15:41 - 14.01.21 gsh

Një 26-vjeçar me detyrë oskigjenist në spitalin e Kavajës është arrestuar nga policia, pasi ka marrë pa autorizim nga ky institucion 30 bombola oksigjeni.



Burimet zyrtare bënë me dije se shtetasi me iniciale M.Sh, i kishte marrë këto bombola oksigjeni dhe ua kishte shpërndarë qytetarëve nëpër banesa.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kavajë

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne krye te ministrse se shendetesise eshte zemerzeza,intelektuale, qe eshte shquar si bilardiste ne lagje ,nga studimet ne oret e vona te nates.Pyeteni zonjen:Sa vete ka pushuar nga puna keto dite qameti ne shendetesi.Sa eshte qeraja e ambjentebebe te stadjumit,qe administrohet bga privat,per te shperndare vaksinat me tollonat e dikurshme.

    Përgjigju ↓