AKTUALITET

Si u shua familja kosovare në Rrugën e Kombit, fëmija i vogël niset me urgjencë drejt Traumës

19:24 - 14.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga aksidenti tronditës i mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik, ku humbët jetën katër anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.




Gazetari Elidon Ndreka sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendngjarja, ndërsa raporton se nga aksidenti ka mbetur dhe një fëmijë i plagosur, i cili është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.

Siç raporton gazetari Ndreka, shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, që ka çuar në devijimin e makinës nga Kosova, në momentin e përplasjes me kamionin.

Ndërkohë, dy prej pjesëtarëve të familjes kanë ndërruar jetë në vend dhe dy të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Në mjet kanë qenë dy prindërit dhe tre fëmijët, ku fatkeqësisht ka shpëtuar vetëm fëmija i vogël.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.