Kryesore

Skandali i sanitares, reagon Rama: S’mund të përbaltë bluzat e bardha, çdo pyll ka derrat e vet

13:20 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar për herë të parë publikisht kryeministri Edi Rama në lidhje me skandalin në COVID2, ku një sanitare që hiqej si infermiere i ka zhvatur përmes mashtrimin një qytetareje që kishte nënën e sëmurë me koronavirus, rreth 8 milionë lekë.




“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë “, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Gjatë një takimi në qendrën e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se është i keqardhur për historinë e sanitares që sipas tij cenon imazhin, punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe sidomos ata që punojnë në kushte siç punoni dhe ju para pak kohësh. Patjetër në këtë situatë kaq dramatike, jam shumë i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cenon imazhin, punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve dhe krijon perceptimin që këtu është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punës. Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë”, pohoi Rama në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

NGJARJA

Tire Alldërvishi, 58 vjeçe, sanitare te spitali “Shefqet Ndroqi” u arrestua dje nga policia. Ajo i është prezantuar si infermiere, shtetases E.S., nëna e së cilë ishte shtruar në spital në muajin dhjetor.

Sanitarja e ka mashtruar shtetasen E.S. duke i marrë para në këmbim të kujdesit për 55-vjeçaren që ndërroi jetë më 25 dhjetor, por ashtu siç është zbuluar nga mesazhet që e ndjera shkëmbente me të bijën nuk i shërbente. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg sanitaren, e akuzuar për mashtrim, masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës. Po ashtu togat e zeza kërkuan thellim të mëtejshëm të hetimit nga ana e prokurorisë, për të provuar nëse kishte bashkëpunëtor, apo sanitarja vepronte e vetme.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.