POLITIKË

Tre familje në Zall-Herr hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë

14:10 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, bën të ditur bashkia e Tiranës.




Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër.

“Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.