Rajoni

Varianti i ri i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, Filipçe : Nuk është identik si ai në Britaninë e Madhe, por i ngjashëm

15:55 - 14.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Varianti i ri i Covid-19 duket se ka arritur dhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë pikasur rastet e para.




Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për mediat u shpreh se varianti i ri i Covid-19 në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britëninë e Madhe, por i ngjashëm. Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dhe Zvicër.

‘’Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.