SPORT

Ҫudia në Gjermani. Klubi shet 72 mijë bileta

10:45 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjermani. Klubi i ligës së tretë “Dynamo Dresden” i ka ofruar fansave bileta “fantazmë” për ndeshjen e të martës në kupe përballë “Darmstadt” me qëllim rritjen e të ardhurave për klubin gjatë periudhës së pandemisë. Secila biletë kushtonte 5 euro dhe gjithsej u shitën 72 mijë bileta dhe fansave iu akordua një biletë për një ndeshje të skuadrës kur të hapen tribunat për ta. Gjithsesi, klubi e humbi takimin me rezultatin 3-0. Kujtojmë që ky nuk isjte i vetmi episod i habitshëm në Gjermani sepse më parë klubi i Bundesligas “Borussia Mönchengladbach” iu dha mundësi fansave që të kishin nga një foto të tyre të printuar në tribuna kur skuadra luante në shtëpi. Kjo ide u kopjua nga të tjera ekipe europiane pak më vonë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.