Kryesore

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, Rama: Shteti do të kompensojë gjithçka

13:10 - 15.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat ka deklaruar se shteti do të kompensojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjetet në vendin tonë,  siç ka bërë dhe në rastin e vitit 2010.




“Numri i banesave të dëmtuara është krejt minimal, dhe i takon bashkive që të bëjnë vlerësime. Në zonën e Obotit, ku ka pasur problematikë, për transportin për bagëtitë, është garantuar ushqimi nga ministria e Bujqësisë dhe i është kaluar menjëherë fermerëve per të ushqyer bagëtitë për 10 ditë.

Pjesa më e madhe e tokave të përmbytura këtë herë janë jo produktive. Nuk ka dëme të konsiderueshme, por çdo dëm që ligjërisht duhet kompensuar, do i bëjmë. Kemi kompensuar dhe dëmet e 2010-ës.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.