Kronikë

I kërkuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ekstradohet drejt Shqipërisë Indrit Taullai

12:18 - 15.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interpol Tirana lajmëron se janë ekstraduar 3 shtetas shqiptarë, nga Kosova dhe Gjermania. Në njoftimin e Interpol thuhet se njëri prej të ekstraduarve akuzohet për trafik droge tjetri për pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe njëri për vrasje.




Një prej të ekstraduarve është edhe Indrit Taullau. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit.

Kujtojmë se Taullau u arrestua disa ditë më parë në Kosovë. Ai  ka dalë përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Gjermania dhe Kosova, drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar.

Ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, një tjetër shtetas shqiptar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrat homologe, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, është bërë i mundur arrestimi dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë i 2 shtetasve shqiptar, si dhe ekstradimin drejt Kosovës i një tjetër shtetasi shqiptar.

U realizua me sukses ekstradimi nga Stuttgart/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Gjergji  Çollaku, 56 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Republika e Kosovës drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Indrit Taullau, 46 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 02.12.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për konsumimin e veprave penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit, me pasoja  të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal”,  “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Po nga zyra e ZQK Interpol Tirana, ditën e sotme është finalizuar me sukses ekstradimi drejt Republikës së Kosovës, i shtetasit shqiptar:

Ahmet Isufaj., 58 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Lartë, me Vendimin e Kolegjit Penal të kësaj gjykate, datë 11.12.2020, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga ky shtetas ndaj vendimit të datës 23.07.2020 të gjykatës së Apelit Vlorë (me të cilin ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit lejues të ekstradimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier).

Ky shtetas është ekstraduar drejt Republikës së Kosovës, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.