BOTA

Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në Botë

19:15 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi dy milionë ka arritur numri i të vdekurve në botë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar 93.418.283 persona. Shifrat besohet të jenë më të larta.




Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpall në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.

Që atëherë shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.

Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur “treg i lagësht” në Vuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë.

Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty./ REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.