OPINION

Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

08:26 - 15.01.21 Dritan Hila
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse ka gjë më të lehtë për të bërë propagandë, largoju fakteve. Nëse ka rezultat më të sigurt që shkatërron themelet e shtetit, drejtoju populizmit. Ka mbi një javë që opozita, i është sulur një bifteku që kanë ngrënë disa zyrtarë dhe një biznesmen në Dubai.




Ironia është se janë edhe ca bjerrakohës që kanë zanat vetëm të bërtasin, herë rrugëve dhe herë në “Facebook”, për të rënë në sy, të cilët as e kanë idenë e taksave, as paguajnë taksa e as marrin mundimin t’u referohen fakteve. Ndërkohë sponsorët e kauzës, janë abuzuesit më të mëdhenj të taksave shqiptare. Por le të vijmë te bifteku i Nusretit.

A ka abuzim me të?

E gjithë përgjigjja e parë nga ana financiare është shumë e thjeshtë: A është shkarkuar fatura e darkës në buxhetin e ndonjë institucioni shtetëror, për shembull kryeministrisë, bashkisë apo ndonjë ministrie?

A pasqyrohet ajo në fondin “udhëtime e dieta” ose “pritje-përcjellje” të ndonjë përfaqësie diplomatike shqiptare?

A ka ndonjë të dhënë që shteti shqiptar ka paguar biletat e avionit të bashkëshortes apo bashkëshortit të njërit prej pjesëtarëve të delegacionit, por që nuk është përfshirë në ftesën zyrtare apo në urdhrin e udhëtimit?

Nëse jo, atëherë kush e ka ngrenë iu bëftë gjak e dhjamë, kurse llafet për abuzim me taksa, janë llogje Kavaje. Dhe opozita e di shumë mirë se ku duhet ta kërkojë faktin e abuzimit. Por, nëse opozita do ta bëjë biftekun e Nusretit flamur që të vijë në pushtet, vështirë se do t’ia dalë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.