SPORT

Përflitej prej ditësh, Joviç kthehet në Gjermani

10:33 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç edhe është paralajmëruar më parë, futbollisti i Realit të Madridit Luka Joviç e kishte të pamundur të gjente minuta te madrilenët dhe nuk bënte pjesë në planet e Zidane. Që në verë, klubi punoi për ta larguar, por nuk ia dolën. Sot u zyrtarizua kalimi tek ish-skuadra e tij, Eintracht Frankfurt, në formë huazimi deri në verë. Sulmuesi serb absolutisht që do të synojë rikthimin në formën e tij të mëparshme kur shënonte mbi 15 gola në sezon me ekipin gjerman, formë e cila do ta fuste atë në garë për një vend te Reali, megjithëse kjo gjë duket mjaft e vështirë dhe me shumë mundësi ai do të shitet nga Los Blancos.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.