Kryesore

“Rama është kthyer në një krizë për vendin”, Kryemadhi: Njerëzit nuk duan batuta, edhe 100 ditë për ndryshim

15:12 - 15.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë për situatën e përmbytjeve në vend.




Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se kryeministri Rama është kthyer në një krizë për vendin  dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij.

Postimi i plotë:

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari.

Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin.

Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.