BOTA

“Vaksina të shpërndahet në mënyrë të drejtë në të gjitha vendet jo vetëm në 10”, OBSH bën thirrje

20:53 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i degës europiane pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, ka thënë  95 për qind e vaksinave kundër Covid-19 i janë shpërndarë  vetëm 10 vendeve të botës, duke bërë thirrje për një shpërndarje më të drejtë.




Kur është fjala për vendet që kanë siguruar vaksinën, aty janë SHBA-të, Kina, Britania e Madhe, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanadaja.

“Të gjithë së bashku nuk duhet të lejojmë që pas vetes ta lëmë çfarëdo vendi apo komuniteti, duke ua pamundësuar qasjen në vaksinë”– ka thënë Kluge.

Ai ka theksuar se OBSH-ja dhe partnerët e saj në programin COVAX janë duke bërë përpjekje maksimale që vaksinat të jenë të qasshme në çdo vend të botës, duke rikujtuar që të gjitha masat në luftën pandemisë duhet të arrihen duke u bazuar në vlerat humane, solidaritet dhe unitet.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani janë dhënë rreth 32 milionë vaksina, kurse Kluge ka bërë me dije se në rajonin europian që e mbulon OBSH-ja  nga 53 shtetet në 31 prej tyre ka filluar programi i vaksinimit.

Ai gjithashtu foli dhe për  shpërndarjen e variantit të ri Covid-19 i cili konsiderohet më shqetësues.

Në Europë, përfshirë edhe Rusinë, 25 shtete kanë identifikuar rastet me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht ishte shfaqur në Britaninë e Madhe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.