Kronikë

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Rubik me 4 viktima: Drejtuesi i makinës bëri manovër të gabuar

14:06 - 15.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i shënuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rubikut, ku humbën jetën 4 anëtarë të së njëjtës familje.




Makina kishte kaluar tek Dogana në Morinë dhe anëgtarët e familjes ishin nisur për në Rinas, e do të shkonin në Zvicër, ku dhe jetonin. Blerim Avdiaj në Rubik ka bërë manovër të gabuar, ka parakaluar në kthesë, duke mos parë se kishte mjet të tonazhit të lartë.

Shpejtësia që të mundëson rruga, ka bërë që pasojat të jenë të rënda dhe për fat të keq janë shkaktuar  4 viktima. Vajza 3 vjeçe tashmë ka kaluar rrezikun e jetës, ndërsa 4 të tjerëve ka qenë e pamundur që t’ju jepet ndihma mjekësore.

Viktima të aksidentit mbetën Blerim Avdiaj, 51 vjeç, dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.