BOTA

Zyrtare/ Dorëhiqet qeveria holandeze, skandali me fondet për fëmijët rrëzon kryeministrin Rutte dhe kabinetin e tij

15:59 - 15.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bie qeveria e Holandës! Kryeministri Mark Rutte dhe kabineti i tij qeveritar i kanë paraqitur mbretit zyrtarisht dorëheqjen këtë mesditë.




Shkak i këtij vendimi është bërë skandali me keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët, që çuan mijëra familje në shkatërrim financiar.

Raporti i hetimit tha se rreth 10,000 familje ishin detyruar padrejtësisht të paguajnë dhjetëra mijëra euro subvencione, duke çuar në papunësi, falimentime dhe divorc. Ai përshkroi një keqmenaxhim të tillë gjatë një dekade si një “padrejtësi të paparë”.

Lideri i Partisë Laburiste të opozitës, Lodewijk Asscher, i cili ishte ministër i Çështjeve Sociale në qeverinë e mëparshme, dha dorëheqjen për këtë çështje ditën e djeshme, duke mohuar se ai e dinte që autoriteti tatimor “po gjobiste gabimisht mijëra familje”, por duke pranuar se ishte një sistem i dështuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.