BLUETOOTH

Nga historia me Redjan Rrajën, te thashethemet për Getinjon. Si ndryshoi jeta sentimentale e Kejvinës pas arrestimit të partnerit të saj

12:18 - 16.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kejvina Kthella ishte në qendër të vëmendjes vitin e shkuar, kur u zbulua lidhja e saj me Redjan Rrajën, aktualisht në qeli për atentatin ndaj prokurorit Ndoj. Ndërkaq, ditët e fundit ka qarkulluar në media edhe dëshmia e saj përpara prokurorëve, çfarë konfirmon lidhjen e tyre. “Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe ka shkuar në Durrës me disa miq të tij. Ishin duke pirë diçka, me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit”, – ka deklaruar Kejvina. Duket se fill pas kësaj historie, ish-velina u mundua të rregullonte imazhin e saj. Fillimisht ajo zgjodhi të largohej nga Shqipëria drejt SHBA-ve, duke lënë pas shijen e hidhur të ngjarjes, ku padashur mbeti e përfshirë. Menjëherë edhe përtej oqeanit ajo nisi të përflitej për lidhje të reja. Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella u përfol për një lidhje me reperin Sever Saraqi, dhe më pas u përfol se është duke jetuar një lidhje me reperin tjetër të njohur në Kosovë, 28-vjeçarin Getinjo. Kejvina Kthella, së bashku me Taynën, ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në “Ëalk of Fame”, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi. Pas publikimit nga ana e reperit të disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë, lindën dyshime se ata ishin në një lidhje. Thashethemet u ndezën edhe më shumë pasi Seven, për arsye që nuk dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt dhe duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë për “Icon Style” se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër. E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërkohë që Kejvina prej kohësh gjendej në SHBA, ajo nuk ka reshtur me postime fotosh seksi në “Instagram”-in e saj. Në një prej tyre shfaqet e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila ka komentuar reperi Getinjo. “Rifreskim i Merilyn Monroe”, shkruante reperi në foton e ish-velinës, ndërsa Kejvina i është përgjigjur me disa emoji të qeshurash.




Ndërkohë që vëllai i tij Mozzik dhe ish-partnerja Loredana Zefi rrëmbyen gjithë vëmendjen me romancën e tyre të marrë fund, Getinjo ndau një foto ndryshe me ndjekësit në rrjet. Reperi shihej i shoqëruar nga një vajzë, fytyrën e së cilës nuk e zbuloi. Në foton e postuar tërhoqën vëmendjen në veçanti format fizike të vajzës, ndërsa Getinjo i kishte vendosur një gotë me pije mbi këmbë. “Gëzuar!”, shkruante reperi, që sipas lokacionit të vendosur mbi foto, dukej se ndodhej në Gjermani. Dyshimet apo fantazia e ndjekësve supozojnë se vajza në fjalë mund të ketë qenë Kejvina. Duket se, edhe pse e përfolur për disa lidhje, në media vijon ende të jehojë lajmi për marrëdhënien e saj me Redjan Rrajën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.