Pesë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Shifrat e rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 1.642 mostrave.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar.
Shfaq Komentet (0)