AKTUALITET

Arrestohet Alexei Navalny sapo zbret në aeroportin e Moskës

21:00 - 17.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ruse arrestoi Alexei Navalny, sapo zbriti nga avionic. Kështu thanë avokati i tij, shërbimi i burgut dhe dëshmitarët për Reuters.




Është hera e parë që Navalny udhëtonte drejt Moskës që prej helmimit verën e kaluar me agjentin nervor Novichok, që gati e vrau atë.

Aeroplani i tij u devijua në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit në një përpjekje të dukshme për të penguar gazetarët dhe mbështetësit që e përshëndetnin atë.

Navalny u arrestua në momentin kur u tregoi pasaportën e tij rojeve kufitare para se të hynte zyrtarisht në Rusi, thanë dëshmitarët për Reuters. Gruaja e tij, Julia, zëdhënësi dhe avokati i tij u lejuan të hynin në Rusi.

Shërbimi i burgut të kryeqytetit rus kishte thënë paraprakisht se do të bënte gjithçka për ta arrestuar Navalny sapo të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të dënimit, pasi nuk u paraqit në shërbimin e provës në afatin e caktuar në muajin dhjetor.

Opozitari është dënuar nga drejtësia për përvestim fondesh, por Navalni pretendon se gjykimi ishte politik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.