Kosova

Në vend të dytë pas Serbisë! Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave anti-Covid, 1 mln e 850 mijë doza. Nuk është as ruse e as kineze, por …

21:20 - 17.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova është tashmë vendi i dytë në rajon ppas Serbisë për nga numri i vaksinave anti-Covid që janë porositur. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti shkruan se Kosova ka porositur 1 milionë e 850 mijë doza, që pritet të mbërrijnë në vend në muajin shkurt.




Hoti shton se përë këtë sasi vaksinash ka ndarë 40 milion euro nga buxheti i shtetit. kryeministri i Kosovës nuk harron të shtojë se vaksinat e porositura nga Kosova janë të sigurta, as ruse dhe as kineze, duke bërë dallimin nga lloji i dozave që ka marrë Serbia.

Kjo e fundit qëndron në vendin e parë në rajon, pasi ka porositur 2 milion e 140 mijë doza. Ndërsa Shqipëria është në vend të katërt, pasi në të tretin qëndron Maqedonia e Veriut.

Postimi i plotë:

Shifra dhe fakte:

■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra. Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.