Kryesore

Piktori i njohur Mustafa Arapi preket nga Covid 19, shtrohet në spital, apeli i vajzës së tij: Kujdesuni për të, është vlerë kombetare!

16:11 - 17.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Piktori Mustafa Arapi është prekur nga Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar aq sa ai është shtruar në spital.




Vajza e piktorit, studiuesja, Dorina Arapi i bën thirrje kryeministrit e ministres së Shëndetësisë që të kujdesen për të, duke vënë në dukje cilësitë e babait, për çka e sheh si vlerë të kulturës shqiptare.

STATUSI I PLOTE

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët, infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.
Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.
Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!
Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.