Kronikë

10-vjeçarja u përplas për vdekje sapo doli nga shtëpia, flet babai: Shoferi ishte me shpejtësi, u largua pas ngjarjes, ia kam lënë në dorë shtetit

11:08 - 18.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku mjeti përplasi për vdekje 10-vjeçaren A.Petali.




Babai i të miturës, Iliaz Petali në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij.

Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Me tëj shtoi se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen per dore. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje. E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha ai. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.