BOTA

Australi, jo hapje të kufijve në 2021 për shkak të COVID-19

21:15 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Australia nuk do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e huaj në 2021 dhe kjo në varësi të fushatave të vaksinimit që do të progresojnë në mbarë botën, theksoi një zyrtar i lartë australian i Shëndetësisë.




Sekretari në Departamentin e Shëndetësisë, Brendan Murphy është një prje këshilltarëve kryesorë të qeverisë. Ai theksoi se nuk duhet shpresuar në 2021 për rikthimin e një qarkullimi fluid në kufij.

“Unë mendoj se ne do të kemi akoma kufizime të konsiderueshme kufitare për pjesën më të madhe të vitit”, theksoi ai për BBC-në.

“Edhe pse një pjesë e madhe e popullsisë është vaksinuar, ne nuk e dimë nëse kjo do të parandalojë transmetimin e virusit”, shtoi ai.

“Dhe ka të ngjarë që masat e karantinës të qëndrojnë për ca kohë”, theksoi ai.

“Si rezultat i këtyre kufizimeve, dhjetëra mijëra australianë mbeten të bllokuar jashtë vendit. Ata që kthehen duhet të paguajnë rreth 3 000 dollarë australianë (1,900 euro) për 14 ditët e karantinës së tyre në hotel.

Australia, e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë, ka arritur marrëveshje për të marrë doza të vaksinës anti-Covid të zhvilluar nga grupi britanik AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe për atë të Pfizer/BioNTech.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.