SPORT

Bashkimi i Kevin Durant me James Harden i ka dhënë frytet e veta

11:45 - 18.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orët e para të mëngjesit të së dielës është luajtur takimi i NBA mes Brooklyn Nets dhe Orlando Magic. Në këtë ndeshje është parë me mjaft interes debutimi i James Harden me Nets. Basketbollisti i afruar së fundmi nuk ka zhgënjyer duke realizuar një ‘triple-double’, me 32 pikë, 12 rebound dhe 14 asiste për ekipin e tij. Duket se dyshja Harden-Durant funksionon mjaft mirë dhe në këtë ndeshje ata kanë realizuar bashkë plot 74 pikë, më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës. Ndeshja u mbyll me fitoren e Brooklyn 122-115. Këta të fundit ngjiten në vendin e 5-të në renditje dhe pritet të shkojnë akoma më lart me Harden.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.